Populistët çek kërkojnë largimin e qeverisë dhe daljen nga NATO

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Wenceslas të kryeqytetit të Pragës për të protestuar kundër qeverisë çeke.

Tubimi u organizua nga një parti e re politike e njohur me emrin Ligj, Respekt dhe Ekspertizë që drejtohet nga populisti Jindrich Rajchl. Edhe pse nuk ka asnjë vend në Parlament, thirrjes së tij për t’iu kundërvënë koalicionit të djathtë qeverisës për inflacionin e lartë iu përgjigjën mijëra qytetarë.

“Ne jemi këtu për të qëndruar pranë vendit tone dhe kërkojmë dorëheqjen e qeverisë”, tha Rahjll para mbështetësve. Ai akuzoi kryeministrin Petr Fiala gjithashtu dhe për rritjen e çmimit të energjisë.

Ndërkohë refuzoi të pranojë që grupi i tij është pro-rus; edhe pse tubuesit dënuan hapur qëndrimin e qeverisë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës si dhe mbështetjen me armë për trupat ukrainase me argumentin se po rrezikon sigurinë e vendit.

Lidhur me këtë qëndrim një grup nga radhët e protestuesve nisën dhe nënshkrimin e një peticioni duke kërkuar që Çekia të dalë nga aleanca e NATO.

Ky ishte tubimi I dytë masiv që zhvillohet në sheshin Wenceslas pas atij të 11 marsit që u organizua nga po e njëjta parti politike, e cila ka në fokus luftën kundër varfërisë. /tch