Veturat më të shitura të kohëve të sotme të Porsche-së janë SUV-të, shumë larg nga modelet mbi të cilat marka luksoze ndërtoi reputacionin e saj – makina sportive të vogla, të shkathëta dhe mbi të gjitha unike me motor të pasmë sikurse vetura ikonë 911.
Tani, prodhuesi gjerman i veturave përballet me sfidën e asaj se si të mbajë një lidhje me trashëgiminë e saj të ndritur, dhe identitetin e saj të brendit në periudhën e veturave elektrike. Përgjigja ndaj kësaj mund të jetë diçka që quhet “e-karburant” – ndryshe karburant i cili prodhohet në një fabrikë, pjesërisht nga karboni i nxjerrë nga atmosfera.
Porsche ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në zhvillimin e e-karburanteve. Kompania argumenton se konvertimi i plotë i flotës së saj globale prej 1.4 miliardë veturave në versione elektrike do të marrë shumë kohë për të përmbushur qëllimet e zbutjes së ndryshimeve klimatike, kështu që ka vendosur të shkojë në këtë rrugë të re, shkruan CNBC








