Kur’ani është libri i së vërtetës, i udhëzimit dhe i argumentit. Megjithatë, ai nuk përmban vetëm shpalljen hyjnore, por edhe fjalët, pretendimet, dyshimet, shpifjet dhe pretendimet e Faraonit, munafikëve dhe mohuesve. Kjo ngre një pyetje të rëndësishme: përse Zoti i Lartësuar ka përfshirë në Librin e Tij edhe fjalët e kundërshtarëve të së vërtetës?
Përgjigjja është se Kur’ani nuk i transmeton këto fjalë për t’u dhënë vlerë apo legjitimitet, por për t’i sqaruar, për t’iu përgjigjur me argument dhe për ta edukuar besimtarin. Ai nuk e mbron besimin duke e izoluar njeriun nga idetë e gabuara, por duke ia paraqitur ato, duke zbuluar dobësinë e tyre dhe duke e mësuar si t’i dallojë nga e vërteta.
Në këtë mënyrë, besimtari fiton aftësinë për të njohur mashtrimin para se të bjerë pre e tij. Ai kupton se si ndërtohen dyshimet, propaganda dhe mohimi, gjë që e bën më të fortë shpirtërisht dhe më të qëndrueshëm në bindjen e tij. Njëkohësisht, Kur’ani edukon edhe mënyrën e përballjes me kundërshtinë: jo duke e fshehur apo injoruar atë, por duke iu përgjigjur me dije, urtësi dhe argument.
Prandaj, prania e fjalëve të Iblisit, Faraonit, munafikëve dhe mohuesve në Kur’an nuk është një rastësi letrare, por një metodë e qëllimshme edukimi. Duke e ekspozuar të pavërtetën dhe duke e rrëzuar atë me argument, Kur’ani e përgatit besimtarin ta njohë të keqen, ta refuzojë me vetëdije dhe të qëndrojë i palëkundur në të vërtetën
Hoxhë Vladimir Kera








