Në terrin e komploteve kishte zemra që nuk flinin, ato ruanin Islamin dhe shenjtëritë e tij.
Para më shumë se 850 vitesh, disa njerëz të këqij vendosën të depërtojnë te varri i Pejgamberit (a.s) dhe t’ia nxirrnin trupin e tij sherifë!
Por, Allahu i kishte caktuar këtij ymeti një person të mirë e të devotshëm, e ai është prijësi Nurudin Mahmud Zenki, njëri nga udhëheqësit e mëdhenj të shtetit zenki.
Nurudini pa në ëndërr Pejgamberin (a.s) tre herë rresht duke i treguar për dy persona të huaj. U ngrit menjëherë nga gjumi dhe u konsultua me dijetarët, të cilët i sugjeruan të shkojë fshehurazi (pa rënë në sy) në Medinen e Ndriçuar.
Mbërriti fshehurazi me disa prej ushtarëve të tij. I mbikëqyri njerëzit dhe u shpërndau disa sadaka, derisa pa dy personat, ashtu siç ia kishte përshkruar Pejgamberi (a.s) në ëndërr!
Kur hynë në shtëpinë e tyre, gjetën një tunel poshtë tokës që të çonte te varri i Pejgamberit (a.s)!
Nurudini qau dhe i bëri sexhde falënderimi Allahut.
Pastaj, dha urdhër të ekzekutoheshin të dy personat dhe ndërtoi një hendek prej plumbit rreth varrit sherifë, për të penguar përpjekje të ngjashme në të ardhmen.
Nurudin Zenki, nuk ishte thjesht prijës, por burrë me gjithë kuptimin e fjalës që mbarti mbi supe shqetësimin për Islamin dhe ndihmoi Pejgamberin (a.s), gjallë dhe i vdekur.
O Zoti ynë, shpërblejë me shpërblimin më të mirë për kontributin ndaj Islamit!
Hoxhë Ladrim Hamja








