Premier League vijon me ndeshje interesante – sot luajnë Chelsea e Man Utd

Premier League vijon edhe sot me ndeshje interesante në kuadër të javës së 15 të kampionatit.

E martja do të rezervojë dy takime për të mos u humbur.

Në orën 18:30 në fushë do të zbarkojë Chelsea që do të jetë mikpritës i Bouremouth, teksa pak orë më vonë (21:00) Manchester United pret skuadrën e Nottingham Forestit.

Si për Chelsean, ashtu edhe për Man Utd është jetike fitorja, në mënyrë që ta ruajnë sadopak hapin me kreun, aty ku gjendet Arsenali që është arratisur në vendin e parë me 40 pikë.

Të dyja këto skuadra (Chelsea dhe Man Utd) shihen si favoritë në letër, mirëpo nuk përjashtohen as befasitë.