Presidentët Putin dhe Erdogan diskutuan për dy orë në Stamboll

Mediat ruse kanë transmetuar direkt nga Stambolli vizitën e parë që Putin ka kryer në Turqi që pas krizës së avionit më 24 nëntor 2015.

“U rindërtua sërish rrjedha e miqësisë”

Në faqen e parë të gazetës ruse Kommersant është vendosur në plan të parë marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive për linjën e tubacionit të gazit të Rrjedhës Turke.

Gazeta Izvestija në lajmin e saj ka shkruar titullin “U rindërtua sërish rrjedha e miqësisë” duke vënë në dukje se kjo është vizita e parë në Turqi e Putinit pas ngjarjes së avionit si dhe ka shkruar detajet në lidhje me takimin Erdoğan-Putin.

“Rikthehen frutat turke”

Gjithashtu një vend të gjerë në lidhje me takimin kanë ndarë edhe faqet e internetit dhe portalet e lajmeve ku Kommersant-online ka përdorur titullin “Rikthehen frutat turke”. Faqja Gazeta.ru “Rusia, lejoi importimin e frutave nga Turqia”, dhe “nënshkruhet Rrjedha turke”, ndërsa faqja Lenta.ru “Rusia, rihap tregun për produktet bujqësore turke”.

Life News në titujt e saj ka shkruar “Putin dhe Erdoğan kanë marrë vendimin për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse”, “Erdoğan: Turqia dhe Rusia mund të bashkëpunojnë në Operacionin ‘Mburoja e Eufratit'”, “Takimi Putin – Erdoğan zgjati afërsisht 2 orë”.