Sot dhe nesër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në prag të kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se disa rrugë do të mbyllen përkohësisht për të siguruar zhvillimin e qetë të agjendës së presidentit.
“Sipas itinerarit të lëvizjes dhe aktiviteteve të parapara, Policia e Kosovës do të realizojë ndërprerje të shkurtëra të qarkullimit në disa segmente rrugore. Në disa raste mund të ketë edhe devijime të trafikut në rrugë alternative. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Policia ka apeluar që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë udhëzimet dhe masat që do të jenë në fuqi gjatë kohës së vizitës.








