Presidenti Erdoğan inauguron aeroportin Rize-Artvin

“Ky aeroport është shembulli i fundit i politikave për vepra dhe shërbim dhe nuk është një investim i zakonshëm”, tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me aeroportin Rize-Artvin tha se “Ky aeroport që kemi ndërtuar në skajin më të largët të kufijve të vendit tonë, do të sigurojë kontribut për popullin tonë nga koha tek karburanti, e nga pakësimi i aksidenteve të trafikut e deri në pakësimin e emetimit të gazit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të aeroportit Rize-Artvin ku pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit uroi që aeroporti Rize-Artvin që zënë vendin në mesin e veprave krenare të Turqisë të shërbejë për të mirë.

Gjithashtu ai shprehu falënderimet edhe për presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev, kryetarin e partisë MHP Devlet Bahçeli dhe kryetarin e PArtisë BBP, Mustafa Destici dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm.

“Ky aeroport është shembulli i fundit i politikave për vepra dhe shërbim dhe nuk është një investim i zakonshëm”, tha Erdoğan duke rikujtuar se në të gjithë botën ka gjithsej 5 aeroporte të ndërtuara mbi det dhe se dy prej tyre ndodhen në Turqi.

Ai shtoi se numrin e aeroporteve në Turqi e kanë rritur nga 26 në 57.

– “Një vepër për t’u krenuar”

Pasi shpjegoi se ka aeroporte që janë rinovuar sikur të jenë bërë nga fillimi, Erdoğan tha se: “Aeroporti Rize-Artvin përfundoi në një periudhë 5-vjeçare me një investim prej 4.4 miliardë lira. Ka një pistë prej 3 mijë metrash, një terminal me kapacitet 3 milionë udhëtarë në vit dhe me njësitë e mbështetjes dhe të tjerave është me të vërtetë një vepër për t’u krenuar”.

Presidenti Erdoğan tha se “Kjo vepër, të cilën unë e shoh si simbolin e përparimit të Turqisë në zhvillim dhe veçanërisht në transportin ajror në 20 vitet e fundit, është një shenjë se as malet dhe as detet nuk mund të qëndrojnë përballë vullnetit tonë për të shërbyer. Aeroporti Rize-Artvin që kemi ndërtuar në një gjeografi vërtet të vështirë të Detit të Zi, do të lehtësojë edhe transportin e fqinjit tonë Gjeorgjisë”.

“Ky aeroport që kemi ndërtuar në skajin më të largët të kufijve të vendit tonë, do të sigurojë kontribut për popullin tonë nga koha tek karburanti, e nga pakësimi i aksidenteve të trafikut e deri në pakësimin e emetimit të gazit. Qytetet Rize dhe Artvin tashmë janë një biletë larg për këdo që dëshiron të shohë bukuritë e rajonit si dhe për ata që jetojnë këtu në këtë zonë dhe ata që dëshirojnë të vizitojnë të afërmit”, tha Erdoğan duke shtuar se e gjithë arkitektura e ndërtesave në aeroport nga dera e hyrjes deri te kulla, janë projektuar dhe ndërtuar në përputhje me karakteristikat e rajonit. /aa