Presidenti Erdogan kthehet në Turqi pas një vizite 2-ditore në Arabinë Saudite

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u kthye në atdhe pas kontakteve të tij në Arabinë Saudite.

Erdogan mbërriti në aeroportin “Ataturk” të Stambollit në orën 02:00 me orën turke me një avion privat “TUR”.

Ai shoqërohej nga Zonja e Parë, Emine Erdogan, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag, Ministri i Thesarit dhe Financave Nureddin Nebati, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, Ministri i Tregtisë Mehmet Mus, Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Binali Yildirim, Hakan Fidan, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Fahrettin Altun, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin, Shefi i Çështjeve Administrative Presidenciale Metin Kiratli dhe Sekretari Presidencial Hasan Dogan.

Erdogan shkoi në Arabinë Saudite të enjten për një vizitë dy-ditore me ftesë të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud. /trt