Presidenti Erdoğan mbërrin në Itali për Samitin e Liderëve të G20

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në kryeqytetin e Italisë, Romë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve G20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan u prit në aeroportin ndërkombëtar “Fiumicino Leonardo da Vinci” në Romë nga Ambasadori i Turqisë në Romë, Ömer Gücük, ambasadori turk në Vatikan, Lütfullah Göktaş si dhe nga personeli i ambasadave në Romë dhe Vatikan.

Në Romë Erdoğan mbërriti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave Lütfi Elvan, shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalin.

Në kuadër të Samitit, Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të pritjes dhe fotografinë familjare të G20, në drekën e punës si dhe në sesionet me temë “Ekonomia Globale dhe Shëndetësia Globale” dhe “Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (KOBI) dhe e bizneseve në pronësi të grave për një rimëkëmbje më të mirë”.

Gjatë Samitit Erdoğan, do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë, do të marrë pjesë në aktivitetin kulturor që do të zhvillohet nga kryeministri italian Mario Draghi si dhe do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella për nder të krerëve të delegacioneve. /aa