Presidenti Erdoğan niset për në Çeki për Komunitetin Politik Evropian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis drejt kryeqytetit të Çekisë, Pragë për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian ku krahas 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) janë ftuar edhe 17 vende të Evropës që nuk janë anëtare të BE-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zv/presidenti Fuat Oktay dhe zyrtarë të tjerë.

Bashkë me presidentin Erdoğan për në Pragë u nisën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.