Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan teston automjetin turk TOGG

Presidenti Erdoğan teston automjetin turk TOGG

Presidenti Erdoğan kreu testimin duke drejtuar automjetin TOGG të Turqisë për të cilin vazhdojnë proceset e provës dhe testimeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan kreu një testim duke drejtuar prototipin më të fundit të automjetit turk TOGG në Luginën e Informatikës Gebze (Gebze Bilişim Vadisi), transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas “Ceremonisë së Çmimeve për ata që i ofrojnë vlera Qendrës së Industrisë dhe Teknologjisë në Kocaeli” në Luginën e Informatikës në Gebze, presidenti Erdoğan kreu testimin duke drejtuar automjetin TOGG të Turqisë për të cilin vazhdojnë proceset e provës dhe testimeve.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, lidhur me testimin Erdoğan tha: “Në rrugët e atdheut tonë parajsë…Vendas dhe kombëtar…”.

Në postim gjithashtu përfshihen edhe fotografi të Erdoğan-it të shkrepura gjatë testimit. /aa