Presidenti i Afganistanit thirrje talebanëve për paqe

 Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani, rithekson thirrjen e tij për paqe drejtuar talebanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gani në një takim me pjesëtarët e Këshillit të Paqes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, tha se “Ne duam paqe, populli ynë dëshiron paqe”.

Duke u shprehur se pranimi i paqes është respektimi i ligjeve të Zotit, Gani kërkoi nga të gjithë ata që kanë një planifikim për përmirësimin e procesit të paqes që ta dorëzojnë atë Këshillit të Paqes.

Gani po ashtu tha se armëpushimi i realizuar me talebanët gjatë Bajramit të Madh ka sjellë rezultate të mira për të dy palët.

“Kurdo dhe kudo që talebanët duan të fillojnë bisedimet për paqe, ne jemi të gatshëm. Ne nuk kemi asgjë të fshehtë”, tha ai.

Duke theksuar se do të pranohen të gjitha kërkesat e arsyeshme të talebanëve, Gani tha se presin një përgjigje pozitive për paqe nga talebanët.