Presidenti i Ukrainës dhe shefja e BE-së diskutojnë për një ndihmën makro-financiare

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të dielën, për të diskutuar ndihmën makro-financiare për Ukrainën.

Dyshja folën gjithashtu për sanksione të mëtejshme ndaj Iranit, i cili dje për herë të parë pranoi se e kishte furnizuar Rusinë me dronë.

“Diskutuam për ndihmën makro-financiare për Ukrainën për këtë vit dhe vitin e ardhshëm me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen. Ajo vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të nismës së grurit për sigurinë ushqimore botërore. Diskutuan rritjen e sanksioneve dhe veprimet kundërshtuese të Iranit, që mbështet agresionin”, ka shkruar Zelensky në Twitter.