Presidenti Thaçi apelon për një proces elektoral të drejtë dhe të lirë

Kosovo's President Hashim Thaci speaks to reporters during an exclusive interview with AFP in Berlin on April 30, 2019, after the the West Balkans conference. - German Chancellor Angela Merkel and French President Emmanuel Macron hosted the Western Balkans leaders and EU members Croatia and Slovenia hoping to reboot a dialogue between bitter foes Serbia and Kosovo over one of the Balkans' thorniest disputes. (Photo by John MACDOUGALL / AFP)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim.

Sot në Kosovë votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Me këtë rast, presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi po ashtu ka shkruar se Kosova tashmë ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara.Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer.Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë.Sot le të fitojë Kosova.