Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, dhe një delegacion zyrtar, vizituan të hënën xhaminë Omar ‘Ali Saifuddien në Brunei, në kuadër të vizitës shtetërore që po zhvillojnë nga data 3 deri më 7 maj.
Vizita është pjesë e agjendës zyrtare për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bruneit. /mesazhi







