Pretendohet se ushtria ka marrë pushtetin në Guinea

Alpha Conde

Pretendohet se presidenti i Giunesë, Alpha Conde është rrëzuar me një grusht shteti ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shtypin lokal janë postuar pamje të presidenti Conde dhe kolonelit Mamady Doumbouya në krye të Njësisë së Forcave Speciale (GFS).

Doumbouya në një video ku shihet me një grup ushtarësh tha se kanë marrë pushtetin për shkak të situatës ekonomike dhe politike në vend.

Duke vënë theksin se presidenti Conde ndodhet në duart e tyre, Doumbouya deklaroi se janë shpërbërë kushtetuta, qeveria dhe institucionet e saj dhe se janë mbyllur kufijtë.

Ndërsa në një video tjetër të postuar në median sociale u vërejt se Conde është jashtëzakonisht i rraskapitur në një dhomë bashkë me ushtarët. /aa