Primoz Gliha: E njoh mjaft mirë kualitetin e Kosovës, duhet të mundohemi të fitojmë çdo ndeshje

Dardanët do të luajnë dy ndeshjet këtë muaj.

Kosova do të përballet nesër me Jordaninë në një miqësore që luhet nga ora 18:00, ndërsa katër ditë më vonë më 14 nëntor luan me Greqinë në kualifikimet e Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.

‘Dardanët’ për këto dy ndeshje do t’i drejtojë selektori Primoz Gliha që ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës.

“Futbollistëve u kam thënë që duhet të mundohemi të fitojmë çdo ndeshje, e njoh mjaft mirë mentalitetin e Kosovës”.

“Mendoj që ekipi ynë duhet të ndryshoj në aspektin e respektimit të kundërshtarëve pasi i respektojmë shumë kundërshtaret dhe kjo po na kushton, duhet të mundohemi të marrim rezultate të mira”.

“Për mua nuk ka ndeshje miqësore pasi çdo ndeshje është e rëndësishme dhe nesër ndaj Jordanisë kërkojmë vetëm fitore”.

Trajneri gjithashtu foli për futbollistët që do të mungojnë në këto dy duele.

“Ne kemi disa mungesa të katër apo pesë futbollistëve, por kjo për mua nuk është e rëndësishme pasi kemi futbollistë të tjerë që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi”.

“Disa futbollistë kanë kërkuar të lirohen nga grumbullimi shkaku i situatave të tyre me klubet, dhe ne i kemi mirëkuptuar pasi është fundi i vitit, por në ndeshjet e Marsit do të jetë situatë tjetër”.

Trajneri gjithashtu tregoi nëse do të drejtojë Kosovën edhe pas këtyre dy ndeshjeve.

“Kjo pyetje është për Presidentin e Federatës, unë jam i fokosuar te këto dy duele, dua të kthej besimin te futbollistët pasi nuk duhet të kemi frikë nga asnjë kundërshtar”.

“Sa kam drejtuar ekipin e të rinjve të Sllovenisë ne jemi përballur me ekipe shumë të forta, dhe nuk kemi pasur frikë kundër askujt, këtë mentalitet dua ta bëjë edhe te Kosova”.

“Duhet të provojmë të bëjmë më të mirën e mundshme, nëse nuk jemi për këtë qëllim së bashku me ekipin atëhëre pse jemi grumbulluar këtu”.

Gliha dha mendimin e tij për futbollistët që Kosova ka në mesfushë.

“Mesfushorët tanë janë shumë të talentuar në ofanzivë janë si futbollistët brazilian dhe kanë teknik mjaft të mirë, por në defanzivë nuk janë të mirë dhe duhet të përmirësohen”.

Slloveni foli gjithashtu për mos-ftesën e Leart Paqaradës.

E njoh Leart Paqaraden por kam vendosur të mos e ftoj për këto ndeshje, ai është futbollistë shumë i mirë në ofanfzivë, ndërsa për defanzivë kam menduar se Fidan Haliti dhe futbollsitët tjerë janë opsione më të mira”.

“Sigurisht nëse mbetem trajner i Kosovës, Paqarda do të jetë pjesë e planeve të mia”.

“Do të kërkojë gjithmonë maksimumin nga futbollistët, dhe ata duhet të japin më të mirën për të luajtur për Kosovën”, tha Gliha.