Prishtina është gjysmëfinalist i ri i Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi bardh e kaltër fitoi ndaj Llapit pas penalltive me rezultat 3:2.
Kurse, Loja e rregullt është mbyllur baras, 1:1.
Për llapjanët ka shënuar Mirlind Daku, kurse ka barazuar për prishtinasit Drasko Bozovic.
Mesfushori malazez e ka kaluar në epërsi ekipin kryeqytetas në vazhdime, ndërsa sulmuesi Daku i ka barazuar shifrat në 2:2.