Prishtina forcohet me një lojtar nga Arabia Saudite

Faisal Al-Harthi është përforcimi më i ri te skuadra e Prishtinës. Mbrojtësi nga Arabia Saudite, është prezantuar të martën te Prishtina, ekip që nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Faisal, së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Mladost DG nga Mal i Zi. 23-vjeçari karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb.

Ai pas firmosjes së kontratës është vënë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.