Prishtina nuk do ta votojë Draftstatutin e FFK-së

Prishtina është klubi i radhës që ka paraqitur vërejtjet në Draftstatutin e FFK-së. Përmes një komunikate të lëshuar të mërkurën, Prishtina ka njoftuar se nuk do ta votoj Draftstatutin e FFK-së, për të cilin do të votohet në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, të premten.

Sipas Prishtinës, i gjithë procesi i përgatitjes dhe draftimi është karakterizuar me parregullsi, mungesë transparencë, si dhe mungesë të konsultimeve me klube. Prishtina ka bërë thirrje që të mos votohet Draftsatuti i FFK-së.

Federatës së Futbollit të Kosovës i është kërkuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të bëjë ndryshime në statut, për të përmbushur një prej kritereve për t’u pajisur me licencë. Dhe për këtë arsye, është thirrur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës, që po kundërshtohet nga disa klube.

“Në fakt, FC Prishtina konsideron se ky statut është problemi më i vogël me të cilin është duke u ballafaquar futbolli kosovar aktualisht. Mos-licencimi i FFK-së ka sjellë si pasojë pamundësinë e realizimit të së drejtës për përfitim nga ligji për sponsorizim që është impakti me pozitiv në futbollin kosovar që nga ndërkombëtarizimi i futbollit tonë në UEFA dhe FIFA”, shkruan ndër të tjera në komunikatën e Prishtinës.

Tutje shkuran se Draftstatuti u shkon përshtati anëtarëve të Komitetit Ekzeutiv për siç shkruan përfitime materiale.

“Komitetit Ekzekutiv i FFK në vend së të ndërmarrë hapa urgjent për të zgjidhur këtë situatë në mënyrë që të evitojë bankrotimin total të klubeve tona, merret me përpjekje për kontrabandim të një statuti, i cili në mendjen e tyre u siguron funksione të përjetshme, përfitime materiale të pafundme e shumë pak punë siç kanë bërë deri më tash”.

Sipas komunikatës, FFK-ja është Federata e vetme në botë që lufton klubet të cilat i përfaqëson.

“Si përfundim, FC Prishtina asnjëherë nuk do të përligjë me votën e saj shkatërrimin që është duke ju bërë këtij sektori nga ana FFK-së, e cila është federata e vetme në botë, e cila e fokuson energjinë në luftimin e klubeve të cilat i përfaqëson. FC Prishtina nuk do të pajtohet asnjëherë që të tregtojë ardhmërinë e gjeneratave të fëmijëve tanë, për të mbajtur në funksion njerëz që vizionin e vetëm për zhvillim dhe përparim të futbollit e kanë zhvatjen dhe përfitimin e parave në kurriz të perspektivës së fëmijëve dhe të rinjve kosovarë që e duan futbollin dhe duan të rriten në ambient të shëndetshëm, të rrethuar shpresa për sukses”, shkruan në fund të komunikatës së FFK-së.

Të martën edhe klubi i futbollit Drita njoftoi për disa parregullsi në Draftsatutin e FFK-së. Gjetjet e Dritës u mbështetën të mërkurën nga Trepça ’89.