Pritje deri në 7 orë në Merdare

Mërgimtarët që po kthehen në vendet e perëndimit pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare kolona ka arritur në 3 mijë e 500 metra, derisa pritjet po zgjasin deri në 7 orë.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitarë në Mutivodë, ku duhet të presin deri në 2 orë e gjysmë.

Te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 1 orë e 10 minuta, derisa në Jarinje një orë. Ndërkohë, në Muçibabë pritjet janë deri në gjysmë orë. Në pikat tjera kufitare s’ka pritje të gjata.