Pritje më shumë se gjashtë orë te “Dheu i Bardhë”

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’. Për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve të cilët po marrinë rrugën për në vendet ku jetojnë, pritjet në këtë pikë kalim janë të gjata. Madje, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te kjo pikë kufitare 1 orë është pritja në hyrje të saj, ndërsa në dalje të saj pritjet janë 6 orë e gjysmë, transmeton Indeksonline. Ndërsa, në Merdarë pritjet janë jo të gjata. Në hyrje të saj pothuajse nuk ka pritje ndërsa në dalje pritjet janë 2 orë për shkak të kolonës 1000 metra të gjatë