Prizren: Arrestohet nëna që refuzoi të kujdesej për fëmijët

Në Prizren është arrestuar një grua e komunitetit ashkali pasi kishte refuzuar përkujdesjen ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Policia e Kosovës njofton se ata janë dërguar dhe vendosur në strehimoren e QSGF në Prizren, transmeton Klan Kosova.

Më pas, nëna e tyre pas intervistimit me vendimin e prokurorit u dërgoua në qendrën e mbajtjes.