Probleme për Kroacinë, heroi i tyre rrezikon finalen

Kroati Ivan Perisic padyshim që ishte heroi i ndeshjes kundër Anglisë duke ndihmuar kombëtaren e tij të kualifikohet në finalen e Botërorit të Rusisë.

Ai ishte i kudondodhur në atë ndeshje madje u shpall edhe lojtari i ndeshjes pas performancës së shkëlqyer të tij, njofton zeri.info.

Por 120 minutat e Perisic në “Luzhniki” ishin të lodhshme, aq sa ai përfundoi në spitalin e Moskës pas ndeshjes, si pasojë e një tërheqjeje muskulore pas kofshës së majtë.

Doktorët i vunë akull që në fushë për të mos lejuar ënjtjen por sipas “Daily Mail”, ai është në dyshim për finalen e Botërorit kundër Francës që do të luhet ditën e diel.

Megjithatë pritetn zhvillime të reja dhe siç tha edhe trajneri kroat Dalic, lojtarët e Kroacisë janë të gatshëm të luajnë edhe me një këmbë po qe nevoja.