Problemi nuk është te shamia, është tek identiteti i kahershëm që ajo ruan

Hoxhë Halil Avdulli

“Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen”… Ahzab-59

Shumë thjesht: qëllimi i shamisë “që ato të njihen”.

Pra, shamia ofron një kulturë, mirësjellje dhe mbrojtje, por nëpëmjet një identiteti.

Gjithë ky debat i ashpër me këto reagime ofenduese nuk është për shaminë, por për identitetin fetar që shamia e ruan brenda shoqërisë.

Kjo veshje thjesht është identiteti i një gruaje muslimane.

Përgjedhja e tekstit Kuranor është që veshja të bëhet identitet, që përcakton identitetin e gruas muslimane.

Kjo nuk don të thotë se ajo që nuk bartë shami nuk është muslimane, por do të thotë se është muslimane që ka hequr dorë nga identiteti i saj, për shkaqe qe i din ajo, apo thjesht nuk i kushton rëndësi çështjes së identitetit fetar.

Natyrisht, kjo i bije që mbulesa është identitet dhe simbol fetar!

Ata që sot nënvlerësojnë vlerat që shpreh identiteti i shamisë, dhe përpiqen të minimizojnë rëndësinë e identitetit fetar që është pjesë identitetit shqiptar, duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen tonë për atë që është më e rëndësishme, të tillët zakonisht mbajnë identitete tjera që më së paku janë shqiptare.

Identiteti është si një kartë që na kujton veten, është sikur një numër që shpreh të gjitha referencat tona ndaj vlerës, si një simbol – një simbol që shpreh gjithçka që jemi, si një numër gjenetik që përfshin historinë e të gjithë racës.

Thjesht, ikja nga identiteti është ikje nga fytyra dhe gjenet dhe numri i serisë!

Ikja nga identiteti është i pamundur, përveç nëse krijohet një identitet i ri, prandaj zhvlerësimi i identitetit është një proces i pavlerë.

Askush nuk e nënvlerëson simbolikën e flamurit, edhe pse është një copëz shamie, por të gjithë duan të respektojnë flamurin dhe simbolikën e tij.

Leni rahat ato gra që në njëren dorë kanë flamurin e vendit të tyre dhe në dorën tjetër flamurin e vlerave dhe referencave të tyre kulturore!

„Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e – të mos ngacmohen nga të tjerët-“

Ndalimi i bartjës së shamisë është ngacmim dhe ofendim i këtij identiteti fetar që dikush e ka përzgjedhur me vetëdëshirë.

Nga: Halil Avdulli