Prokuroria e Shtetit: S`ka pasur takim me prokurorët serbë

Prokuroria e Shtetit ka sqaruar opinionin  për disa raportime të mediave me titull: “Kryeprokurori i SHBA-së ‘bashkon’ në Prishtinë prokurorin e Serbisë dhe të Kosovës”.“Prokurori i Shtetit sqaron opinionin se shkrimi në fjalë është i pasaktë.

“Prokurori i Shtetit sqaron opinionin se shkrimi në fjalë është i pasaktë. Nuk ka pasur asnjë takim në katër sy mes ndonjë prokurori serb dhe prokurori nga Kosova”.

“Kryeprokurori i SHBA-së, Jef Sessions nuk ka ndërmjetësuar në asnjë takim të këtij lloji dhe në të vërtetë një takim i tillë i raportuar, nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht, meqenëse nuk ka pasur takim të tillë, natyrisht se as nuk është biseduar për ndonjë çështje të caktuar. Pra, është i pavërtetë lajmi se është mbajtur takimi i pretenduar dhe kinse është biseduar rreth vrasjes së politikanit serb, Ivanoviç.”

“Prokurori i Shtetit informon opinionin se në të vërtetë, më 24 maj 2018, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Sessions, ka marrë pjesë në një tryezë të karakterit regjional e cila është mbajtur në Zagreb të Kroacisë. Pjesëmarrës në këtë tryezë kanë qenë: Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, kryeprokurorët dhe drejtorët e policive nga të gjitha shtetet e rajonit, si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia”.

“Gjatë po asaj nate, është shtruar darkë nga organizatori dhe në këtë darkë kanë marrë pjesë në një tryezë të gjithë të ftuarit e lartë shënuar. Ka pasur biseda rasti mes pjesëmarrësve, por në asnjë rast, në formën dhe temën për të cilën kanë raportuar mediat gjatë ditës së sotme”, thuhet në sqarimin e Prokurorit të Shtetit, transmeton Klan Kosova.