Protesta antilockdown në Shangai, mbyllet edhe Pekini

Në Shangai, ku vazhdon bllokimi anti-Covid, mbrëmë u organizuan protesta të reja: mijëra persona ”rrahën në tenxhere dhe tigane” duke krijuar tinguj shurdhues, sipas imazheve të shpërndara në mediat sociale të cilat përfunduan në rrjetën e censurës kineze.

Midis acarimit të mbylljes në shtëpi që po vazhdon prej një muaji dhe vështirësive në marrjen e furnizimeve ushqimore, sisteëmi shëndetsor kineze regjistroi pak më shumë se 15 000 raste të enjten, nga të cilat 5 487 të konfirmuar dhe 9 545 asimptomatike, si dhe 52 vdekje.

Në Pekin, megjithatë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi se u zbuluan 49 raste, ndërsa autoritetet vendase janë përfshirë në një garë me kohën për të rindërtuar gjurmueshmërinë e kontakteve për të izoluar rastet pozitive dhe e dyshimtë, në prag të ciklit të tretë dhe të fundit të testeve masive që do të lejojnë përfundimin e ekzaminimit të gati 21 nga rreth 23 milionë banorë të qytetit.

Kryeqyteti kinez ndërkohë ka mbyllur më shumë biznese, duke filluar nga dyqanet e mallrave dhe ka rrethuar komplekse të tjera rezidenciale.

Megjithë polemikat mbi pasojat e rënda për ekonominë me bllokimet drakoniane, Kina është kthyer në qasjen dinamike të ‘tolerancës zero’ ndaj Covid-it për shkak të efektivitetit të saj në kontrollin e pandemisë në dy vitet e fundit.

“Kina ka arritur të ruajë jetën dhe mirëqenien e njerëzve dhe ka minimizuar ndikimin e virusit në zhvillimin ekonomik dhe social”, teksoi Li Bin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, në një konferencë.

Li vuri në dukje se infeksionet në rajone, si Jilin, aktualisht janë frenuar dhe “puna për eliminimin e infeksioneve në nivel komuniteti në Shangai po përparon mirë. Qasja dinamike ‘zero-Covid’ mbetet alternativa më e mirë e vendit për të koordinuar kontrollin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik e social”, përfundoi ai. /atsh