Protesta antiqeveritare në Armeni, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Nikol Pashinyan

Shumë njerëz u arrestuan gjatë demonstratave antiqeveritare në Erevan, kryeqyteti i Armenisë.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Armenisë “Armenpress”, protestuesit bllokuan rrugët në kryeqytet.

Deri në mëngjesin e sotëm, policia ka ndaluar 189 demonstrues.

Midis të arrestuarve ishte edhe nënkryetari i Partisë Republikane (ECP), Armen Ashotyan.

Pas fitores së Azerbajxhanit në Karabak, dje në rrugët e Erevanit filloi të mblidhet opozita që proteston kundër politikës së qeverisë armene në rajon duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan. /trt