Protesta kundër presidentit në Brazil, qytetarët kërkojnë hetim për menaxhimin e pandemisë

Protestues të shumtë mbushën rrugët në Brazil për të kërkuar hetimin e presidentit, Jair Bolsonaro dhe më shumë vaksina për të luftuar coronavirusin, teksa vendi përballet me valën e dytë më fatale në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Protestat filluan pasi ditën e premte, Gjykata Supreme autorizoi hapjen e një hetimi mbi Bolsonaro, në lidhje me parregullsitë e konstatuara në prokurimin e vaksinave të prodhuara në Indi.

Protestat ishin programuar fillimisht për më 24 korrik, por u mbajtën para kohe pasi provat për parregullsitë e lidhura me vaksinën u paraqitën përpara një komisioni të Senatit, që po hetonte menaxhimin e pandemisë nga qeveria federale.

Kriza e coronavirusit në Brazil është karakterizuar nga një proces i ngadaltë vaksinimi. Manifestimet tërhoqën disa mijëra njerëz nga 13 shtete të Brazilit. Ato pritet të zgjerohen dhe të mbahen edhe në qytetin më të madh të vendit, Sao Paulo. /euronews