Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protesta më e fundit në Tiranë që po i fut tutkën qeverisë

Protesta më e fundit në Tiranë që po i fut tutkën qeverisë

Studentët dhe të rinjtë rikthejnë gjuhën e forcës ndaj Ramës-luan

Një protestë e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit po vijon prej orësh me pjesëmarrësit që kërkojnë largimin e qeverisë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa Policia po ndërhyn herë pas here për të mbajtur nën kontroll turmën.

Pavarësisht ndërhyrjeve të uniformave blu, protestuesit nuk janë tërhequr dhe përplasjet në distancë vijojnë.

Gjatë protestës, disa prej tyre i kanë vënë flakën një billboardi në Rrugën e Durrësit, duke e përshkallëzuar më tej situatën në kryeqytet.

Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me protestën e tensionuar të ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit, nga ku bën me dije se janë shoqëruar në total 23 persona të cilët nuk iu bindën thirrjeve për të ndaluar përshkallëzimet ndaj godinës.

“Punonjësit e Policisë u kanë bërë sërish thirrje personave të dhunshëm që të ndalonin sulmin dhe të dilnin nga oborri i godinës së Ministrisë, por pjesëmarrësit nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të Policisë. Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit. Njëkohësisht, kanë shoqëruar 23 prej tyre për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në reagimin zyrtar të Policisë.

Kështu, tashmë Rama që para pak ditësh e shfaqi veten si luan, do duhet të matet më një tjetër valë reagimi kundër tij. /tesheshi