Protestë në Bruksel, kundërshtohet vaksinimi obligues

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën kundër ashpërsimit të masave dhe vaksinimit obligues në Bruksel të Belgjikës.

Shteti belg ka ashpërsuar masat gjatë javës për të ndalur përhapjen e variantit omircon të koronavirusit.

Nga e premtja, qeveria ka mbyllur shkollat dhe çerdhet për një javë. Belgjika e ka bërë vaksinimin obligues për të gjithë punëtorët shëndetësorë duke filluar nga 1 janari. /koha