Në parlamentin izraelit (Knesset) u protestua ndaj votimit për krijimin e një komisioni për të hetuar “Stuhinë e Aksasë” që ndodhi më 7 tetor 2023, transmeton Anadolu.
Qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Benjamin Netanyahu vendosi të krijojë një komision për të hetuar neglizhencën e asaj dite.
Projektligji për krijimin e komisionit, “kompetencat dhe kufijtë” e të cilit parashihet të përcaktohen nga qeveria Netanyahu, filloi të votohej në parlament në Kudsin Perëndimor.
Deputetët e opozitës, që kërkonin krijimin e një komisioni hetimor të pavarur nga qeveria, mbërritën në parlament të veshur me të zeza për të protestuar ndaj votimit.
Disa deputetë opozitarë shqyen dokumentet ku ishte shkruar projektligji për krijimin e komisionit.
Gjatë votimit, shumë deputetë opozitarë u përjashtuan nga salla për shkak të hapjes së pankartave dhe thirrjeve protestuese.
Familjarë të personave që humbën jetën gjatë konflikteve në Gaza ose më 7 tetor gjithashtu organizuan protestë gjatë votimit, duke kërkuar krijimin e një komisioni të pavarur dhe duke protestuar kundër komisionit “nën kontrollin e qeverisë”.



