Pse e tërhoqi platformën e dialogut nga Kuvendi – flet Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për tërheqjen e platformës për dialog që Qeveria e ka dërguar në Kuvend për shqyrtim, njofton klan kosova.

Ai në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë tha se këtë e ka bërë për shkak se ka vërejtur një interesim të madh të forcave politike si në Parlament edhe jashtë tij.

“Me i dhënë kohë atij debati dhe mos me krijuar thyerje mes grupeve politike, e kemi tërheq platformën për bisedimet me Serbinë. Me këtë i japim kohë spektrit politik grupeve parlamentare që të vij me idetë e tyre, propozimet e tyre. Kosova ka nevoje me gjet formulën e një përfaqësimi gjithëpërfshirës në këtë temë kaq të rëndësishme”, shtoi ai.