Pse nuk jeni shkarkuar asnjëherë? Guardiola jep përgjigje interesante

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt ka mbajtur konferencën për media në prag të ndeshjes ndaj Southampton në Premier League.

Trajneri spanjoll mori një pyetje interesante nga gazetarët në konferencë. Dikush e pyeti pse nuk është shkarkuar asnjëherë si trajner, shkruan Lajmi.net

Përgjigja e Guardiolas ishte epike: Po ta them një sekret, sepse ne fitojmë ndeshje…

Pep Guardiola ka qenë trajner te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City dhe asnjëherë nuk është shkarkuar nga posti, por është larguar vet.

Manchester City nesër zhvillon ndeshjen e rëndësishme në Premier League kundër Southampton, takim ky që nis nga ora 18 e 30./