Pse “secili” praktikues i Islamit duhet edhe të japë fetfa në emër të kësaj feje?

Prof. Driton Arifi

Të ndalemi vetëm pak!
Numri i gjithë sahabëve-shokëve të Muhamedit s.a.v.s. përflitet të ketë qenë afërsisht 114 mijë veta. Anipse nuk ka të dhëna të prera për këtë.
Mirëpo vetëm 20-të prej tyre “guxuan” pak më shumë që të japin fetfa-përgjigjje fetare (edhe atë vetëm pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut), kurse, diku 120 të tjerë prej tyre, u janë regjistruar se kanë dhënë vetëm një ose dy fetfa, e jo më shumë.
Pra, goxha kanë qenë të përmbajtur, e goxha pak kanë folur në emër të kësaj feje, anipse shumë punuan për të!
Me përqindje, i bie vetëm 1 sahabij prej 1000-ve, ka dhënë fetfa për të tjerët, e 999 paskan heshtur…
Imagjinojeni, tërë ata njerëz të mirë; i besuan, e panë, ndejtën e bashkëjetuan me Muhamedin a.s., por nuk flisnin asnjëherë në emër të fesë së Allahut.
Frikë interesante është kjo, që ka kohë që neve myslimanëve të sotshëm po na mungon…
Më të ditur se ata sigurisht se nuk jemi! E më të “guximshëm”, duket që po!

Nga: Prof. Driton Arifi