Rrëfen Kasim ibn Muhamed (njëri prej shtatë juristëve më të famshëm të Medinës) e thotë: ”Aisheja- nëna e besimtarëve -Zoti pastë qenë i kënaqur me të, ishte një dijetare që gjatë gjithë kohës së kalifatit të Ebu Bekrit r.a. dhe të Umeri r.a. kishte fetva të pamvarura-mendime ekskluzive të saja (pra që nuk e pasonte askënd nga dijetarët tjerë)”. Madje Urve ibn Zubejri pat thënë:
“Nuk kam parë askënd më të ditur se Aishja në fikh, në mjekësi dhe në poezi.”
Pozita dhe autoriteti i saj nuk rridhnin as nga të qenit bashkëshorte e të Dërguarit të Allahut, e as nga fakti se ishte bija e një kalifi. Ato buronin nga dija e saj e pakrahasueshme, nga zgjuarsia, nga kredibiliteti shkencor dhe nga aftësia për të dhënë gjykime të sakta juridike.
Në epokat e arta të Islamit, gratë dijetare nuk ishin thjesht transmetuese të diturisë, por burime të pavarura fetare, që jepnin fetva me siguri dhe kompetencë, pa u varur nga mendimet mashkullore të kohës. Ato besonin thellë se dija nuk ka gjini, dhe se aftësia për të gjykuar me drejtësi dhe thellësi i është dhënë njësoj si burrave, ashtu edhe grave.
Prof. Driton Arifi








