PSG-ja nuk lejon befasi

Paris Saint-Germaini nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve. Të martën mbrëma në Paris, kampioni i Francës fitoi me rezultatin 2:0. Sfida u vendos në pjesën e dytë.

Kylian Mbappe realizoi penallti në minutën e 49-të, ndërsa Achraf Hakimi shënoi golin e dytë për Parisin në minutën e 58-të.

PSG-ja e Dortmundi garojnë në grupin F. Më 4 tetor, Dortmundi e pret Milanin, ndërsa Parisi luan në udhëtim ndaj Newcastle Unitedit.