PSG kthehet te fitorja ndaj Monacos

Paris Saint-Germaini është rikthyer te fitorja me një triumf prej 2-0 kundër Monacos në Parc des Princes.

Pas 12 minutash lojë u akordua penallti në favor të parisienëve, të cilën e konvertoi në gol Kylian Mbappe.

Pas një aksioni të nisur nga Lionel Messi, argjentinasi shkoi deri te zona kundërshtare dhe asistoi te anësori francez, i cili edhe një herë ishte i saktë (45’).

Në gjysmën e dytë nuk pati gola të tjerë dhe lideri i Ligue 1 triumfoi falë realizimeve në gjysmën e parë.

Në këtë mënyrë, Paris Saint-Germaini është kthyer te fitorja pas dy barazimeve rresht dhe vazhdon primatin me 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille.

Monaco mbetet në vend të tetë në renditje me 26 pikë të arkëtuara.