PSG mbyll fazën e grupeve me fitore

PSG ka shënuar fitore ndaj Club Brugge në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për parisienët që shënuan që në startin e saj.

Kylian Mbappe që gjeti rrjetën në minutën e 2-të, pas një topi të kthyer nga portieri.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë personal në minutën e 7-të të takimit.

Francezi mori një pasim nga Angel di Maria për ta kthyer në gol për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe listës së realizatorëve iu shtuan edhe Lionel Messi.

Argjentinasi gjeti rrjetën në minutën e 38-të me një goditje të bukur nga distanca për 3-0.

Ky ishte goli i katërt i Lionel Messit në Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të PSG-së.

Club Brugge u mundua ta hapte ndeshjen në pjesën e dytë kur shënoi në minutën e 68-të.

Mats Rits ishte ai që gjeti rrjetën për 3-1.

Por në minutën e 75-të, PSG fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Messi për 4-1.

PSG me 11 pikë e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë, duke kaluar tutje një xhiro më parë, ndërsa pozita e parë ishte e rezervuar për Man Cityn.