Publikohen pamjet e para të planetit Mërkur

Misioni europiano-japonez, BepiColombo ka sjellë fotot e para nga planeti Mërkur, planeti më i afërt në sistemin e brendshëm diellor. Sonda shkrepi imazhet e para pak pasi kaloi sipër botës së vogël, në një lartësi prej 200 kilometrash.

Nga pamjet e para, planeti më pak i eksploruar i sistemit tonë diellor ka një sipërfaqe plot kratere, të ngjashme me Hënën. Bepi ka si qëllim të mbledhë sa më shumë informacion për Mërkurin dhe përbërjen e tij dhe pse ndodhet kaq pranë Diellit. Temperaturat e tij mund të kalojnë 350 gradë Celsius.

Komanduesit kanë planifikuar edhe pesë fluturime të tilla, duke përdorur çdo herë forcën gravitacionale të Mërkurit për të kontrolluar shpejtësinë e anijes kozmike. Qëllimi është që Bepi të vazhdojë të lëvizë ngadalë në mënyrë që të përshkojë një orbitë të qëndrueshme rreth këtij planeti. Kjo duhet të ndodhë rreth fundit të vitit 2025.

Anija u nis në Prill të 2020 dhe misioni është parashikuar të zgjasë rreth shtatë vjet./tvklan