Putin do vizitojë Turqinë në ditët në vijim

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se data dhe vendi për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ishin në shqyrtim dhe do të bihej dakord përmes kanaleve diplomatike.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një vizitë në Turqi në ditët në vijim, shkruajnë mediat e huaja.

Mediat turke raportojnë se dy liderët mund të zhvillojnë bisedime në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe nuk përjashtohet vizita e Erdoganit në Rusi. Data dhe vendi i bisedimeve të planifikuara midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë janë ende në diskutim, pala turke po llogarit në gusht, tha më vonë një burim nga administrata e liderit turk për RIA Novosti.

Gjithashtu më herët, zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se data dhe vendi për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ishin në shqyrtim dhe do të bihej dakord përmes kanaleve diplomatike. Peskov kishte shpjeguar se temat në rendin e ditës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe çështja e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi, të cilën Moska e ka pezulluar që nga 17 korriku. /dosja