Një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, filloi sot në Moskë, tha Kremlini, transmeton Anadolu.
Shërbimi për shtyp i presidentit publikoi një video ku tregohen Putin dhe Witkoff duke shtrënguar duart dhe duke bërë një bisedë të shkurtër.
Përveç Putinit, delegacioni rus përfshin ndihmësin e tij për çështjet ndërkombëtare, Yury Ushakov, dhe kreun e Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriyev.




