Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë ditës së nesërme do të presë në takim presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar “lidhjet dypalëshe”, transmeton Anadolu.
Sipas shërbimit për media të Kremlinit, dy presidentët gjithashtu do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera ndërkombëtare.
Javën e kaluar, Moska dhe Ukraina me ndërmjetësimin e SHBA-së mbajtën konsultime dyditore në Abu Dhabi për të përfunduar luftën midis Ukrainës dhe Rusisë, që filloi në shkurt të vitit 2022. SHBA-ja i përshkroi bisedimet si “konstruktive”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se raundi i dytë i bisedimeve të paqes midis delegacioneve nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja do të mbahet në Abu Dhabi më 1 shkurt.






