Pyeta vetën, cili është momenti më i lumtur i jetës sime??

Kur unë bëra këtë pyetje në vetvete, në mendjen time mu kujtuan një mori ngjarjesh e ndodhish që kisha kaluar në jetë.! Me vete thash: A thua ishte ai momenti më i lumtur, kur unë publikova shkrimin tim të parë, apo në momentin kur diplomova në fakultetet të mjeksisë, apo ditën që u dekorova me çmimin më të lartë në letërsi nga shteti im.
Apo mos ishte dita më e lumtur, ajo kur unë fluturoja mbi qiell duke u drejtuar për vizitë kah Italia, Gjermania, Austria , Zvicra , Amerika e Franca!
Kujtova nëse ishte dita më e lumtur ajo kur unë fitova 1000 stërlinat e parë e i futa në gjepin tim.
Të gjitha këto ngjarje i ktheve në kujtesën time dhe thash në heshtje e vetvete:
Jo jo, nuk është asnjëra nga këto momente, ai që unë jam ndier më i lumturi në jetë!
Por, momenti më i lumtur në jetën time, është ai çast e moment i asaj nate, para 20 viteve kur gëzimi im është përzier me lotët e mi, ku u ngazëlleva pa masë, u lumturova pa kufij, mu atë çast që unë bëra sexhden e parë për hir të Allahut. Aty e ndieva që çdo pjesë e trupit tim tashmë iu nënshtruan dhe po i bëjnë sexhde Allahut….Aty përfundoi krekosja, e kryelartësia ime, dhe aty mu largua errësira që më kishte kapluar shpirtin dhe zemrën time. Atë çast e kuptova se kisha qenë gati të ngulfatem, por pa e ndier ngulfatjen time…Atë çast heqa prangat e mia, dhe mu atëherë e pash dhe kuptova lirinë e vërtetë.!!!

Mustafa Mahmud
Nga: Driton Arifi