Pyetje – përgjigje rreth Besimit

1 – Kush është Zoti yt?

Zoti im është Ai i cili më krijoi mua dhe gjithë njerëzimin me fuqinë e Tij, vetëm Ai e meriton të adhurohet.

2 – Kush janë dy burimet e njohjes së Allahut ?

Këto dy burime janë:

1 – Argumentet e Allahut në horizonte dhe në veten tonë

2 – Librat që Allahu ua shpalli profetëve

3 – A gjendet besimi në Zot në natyrën njerëzore?

Po. Sepse Allahu i ka krijuar njerëzit me natyrën e pastër besimtare.

4 – Përse na ka krijuar Allahu?

Që ta besojmë dhe ta adhurojmë Atë.

5 – Kush janë kushtet e besimit?

1 – Besimi te Allahu

2 – Besimi te engjëjt e Tij

3 – Besimi te Librat e Tij

4 – Besimi te Profetët

5 – Besimi në Ditën e Fundit

6 – Besimi në caktimin e Zotit i mirë apo i keq qoftë ai.

7 – Kush është dera e hyrjes në Islam?

Dera e hyrjes në islam është dëshmia e parë: La ilahe il-lallah (s’ka Zot tjetër veç Allahut ) dhe dëshmia e dytë; Muhamed Resulullah (Muhamedi është i Dërguari Allahut )

8 – Tek dëshmia “La ilahe il la llah” ka një mohim dhe një pohim? Cili është mohimi dhe Cili është pohimi?

Nuk ka zot tjetër është mohim për adhurimin e të gjithë zotrave të rremë, ndërsa përveç Allahut është pohim se Zoti i vetëm që e meriton të adhurohet është vetëm Allahu.

9 – Sa degë ka besimi dhe cila është dega më e lartë dhe më e ulët e tij?

Besimi ka shtatëdhjetë e disa degë. Dega më e lartë e besimit është dëshmia “La ilahe il la llah”. Dega më e fundit është largimi i pengesave nga rruga.

10 – Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit?

1 – Ai person që e do Allahun dhe të Dërguarin më shumë se kushdo tjetër

2 – Ai person që do për vëllain e vet besimtar atë që dëshiron për veten e tij

3 – Ai person që urren të kthehet në mosbesim ashtu sikurse e urren të hidhet në zjarr.

10 – Ç’është Ihsani?

Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur ti e shikon Atë. E nëse ti nuk e shikon Atë, Ai të shikon ty.

11 – Çfarë do të thotë të besosh në engjëjt?

Besimi në engjëjt përfshin besimin se ata janë krijesa prej krijesave të Allahut. Besimi se ata e adhurojnë Allahun ditë e natë pa u lodhur. Nuk e kundërshtojnë urdhrin e Allahut. Kryejnë punët të cilat Allahu i Lartësuar ia ka obliguar, si p.sh: zbresin shpalljen hyjnore tek profetët, regjistrojnë veprat e mira dhe të këqija, marrin shpirtrat e njerëzve si dhe kryejnë shumë punë të tjera.

12 – Cilët janë katër engjëjt më të rëndësishëm dhe cilat janë detyrat e tyre?

Xhebraili (a.s): Detyra e tij është që t’u sjellë shpalljet Profetëve.

Mikaili (a.s): Detyra e tij është të merret me dukuritë natyrore.

Israfili (a.s): Detyra e tij është që t’i fryjë Surit në Ditën e Gjykimit.

Asrafili (a.s): Detyra e tij është që t’i marrë njerëzve shpirtin.

13 – Çfarë do të thotë të besosh në librat qiellorë?

Besimi tek librat qiellorë përfshin besimin tek të gjithë librat, që Allahu ia ka zbritur profetëve të Tij.

14 – Kush janë katër librat që Allahu ka shpallur dhe kujt ia ka shpallur ato?

Tevrati: I është shpallur Profetit Musa (a.s).

Zeburi: I është shpallur Profetit Daud (a.s).

Ungjilli: I është shpallur Profetit Isa (a.s).

Kurani: I është shpallur Profetit Muhamed (a.s).

15 – Çfarë do të thotë të besosh në Profetët e Allahut?

Besimi tek profetët e Allahut përfshin besimin se Allahu i Lartësuar dërgoi tek njerëzit Profetë për t’i drejtuar ata në rrugën e drejtë.

16 – Cilët janë pesë gjërat e fshehta që nuk i di askush tjetër përveç Allahut?

1 – Kur do të ndodhë Dita e Gjykimit

2 – Çfarë mbartin mitrat e nënave

3 – Kur do të zbresë shiu

4 – Çfarë do t’i ndodhë njeriut nesër

5 – Askush nuk e di se në çfarë vendi do të vdesë.

17 – Çfarë do të thotë “Gajb”?

“Gajb” do të thotë të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe në Ditën e Fundit. Të besosh në jetën pas vdekjes dhe se njeriu do të ringjallet e do të japë llogari dhe do të shkojë në Xhenet ose në Xhehenem.

18 – Çfarë do të thotë të besosh në Ditën e Gjykimit?

Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin besimin se njeriu pas vdekjes do të ringjallet, e pas ringjalljes të gjithë njerëzit do të grumbullohen në tokën e Mah’sherit e aty do të gjykohen për veprat e tyre.

19 – A do të ringjallet njeriu pasi të vdesë?

Po të gjithë njerëzit nga i pari deri tek i fundit do të ringjallen.

20 – Çfarë do të thotë të besosh në kaderin e Allahut?

Të besosh në kaderin e Allahut do të thotë të besosh se çdo gjë që i ndodh njeriut, e mirë apo e keqe është caktuar qysh përpara se t’i ndodhë.