Pyjet e Koshtovës përfshihen nga zjarret

Ditëve të fundit shumë pjesë të pyjeve të Kosovës janë duke u përfshirë nga zjarret.

Kjo po ndodhë për shkak të pakujdesisë së qytetarëve.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga Koshtova e Mitrovicës në të cilat shihet se pyjet e këtij vendi janë përfshirë nga flakët.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net se ende nuk kanë detaje rreth këtij incidenti.

Për vatra zjarri është raportuar edhe në pjesë tjera të Mitrovicës.