PZAP çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën dhe Prizrenin

Të gjitha votat e Prishtinës dhe Prizrenit do të shkojnë në rinumërim. Kështu konfirmoi kryeshef i PZAP-it Mul Desku.

Ai tha se ankesat e LDK-së për Prishtinën dhe PDK-së për Prizrenin janë pranuar si të bazuara.

Ky vendim do të ndodh pas parregullsive që partitë pretendojnë se kanë hasur gjatë balotazhit të së dielës. Në PZAP janë bërë dhjetë ankesa. LDK edhe zyrtarisht kërkoi rinumërimin në kryeqytet.