PZAP refuzon kërkesën e VV-së për numërimin e 1806 pakove nga diaspora

Pavarësisht se Gjykata Supreme kishte vendosur në aktgjykimin e saj që 1 mijë e 806 pako nga diaspora të numërohen, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e këtyre votave.

Blerim Sallahu, nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se subjekti i do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme lidhur me numërimin e  fletëvotimeve nga mërgata, shkruan lajmi.net.

Sallahu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Sallahut pa ndërhyrje:

PZAP, del kunder Aktgjykimit te Gjykates Supreme;

PZAP, refuzon si te pabazuar ankesen e Levizjes Vetevendosje! per numerim te 1806 pakove te fletevotimeve te mergates, duke e rikthyer ne zbatim nenin 96.2 te LZP-se, edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykimin A-A.U.ZH.nr.20/2019, se neni 96 par.2 nuk duhet te zbatohet per fletevotimet e dorezuara me poste nga qytetaret e Republikes se Kosves qe jetojne jashte vendit.

Nuk do te ndalemi derisa te numerohet edhe fletevotimi i fundit i qytetarit te Republikes se Kosoves.

Prandaj, vazhdojme me ankese ne Gjykaten Supreme!.