Qabeja i kthehet normalitetit

Për herë të parë në më shumë se një vit, Imami në Mesxhid Al Haram udhëzoi pelegrinët të “drejtojnë Safat [rreshtat] dhe të mbyllin boshllëqet” gjatë namazit të sabahut. Kufizimet e mëdha dhe masat paraprake janë hequr, pasi Xhamia e Madhe kthehet në kapacitetin e plotë të vet.

Haxhillëku në Qabe dhe Umret (vizita e Qabesë jashtë haxhit) u mbajtën për dy vite radhazi me kufizime ekstreme për shkak të pandemisë së koronavirusit, mirëpo me rënien e numrave të infektimeve vendi po i kthehet normalitetit.
Arabia Saudite ka administruar të rreth 44 milion doza të vaksinave COVID deri më tani duke vaksinuar rreth 64.8% të popullsisë së vendit sipas statistikave të agjencisë Reuters.

Haxhillëku është obligim i çdo muslimani një herë në jetë për ata që janë të aftë fizikisht dhe i kanë mundësitë ekonomike. /mesazhi